Këngëtarja e njohur Katy Perry dhe e fejuara e miliarderit Jeff Bezos, Lauren Sanchez, janë gati për një nga aventurat më të pazakonta: një udhëtim drejt hapësirës!
Së bashku me një grup grash të suksesshme si inxhinierja Aisha Bowe, gazetarja Gayle King, producentja Kerianne Flynn dhe aktivistja Amanda Nguyen, ato do të udhëtojnë me anijen kozmike NS-31 të kompanisë Blue Origin, që do të jetë fluturimi i 31-të i saj, por i pari me një ekuipazh vetëm femrash që nga viti 1963.
Në një foto të shpërndarë në rrjetet sociale, vajzat shfaqen të veshura me kostume blu hapësinore dhe të grimuara deri në detaj, gati për misionin.
Por stili nuk mbetet pas, sipas mediave të huaja, Lauren Sanchez madje ka telefonuar Kim Kardashian për të siguruar të brendshmet ikonike Skims, që shoqet e saj të jenë në formën më të mirë edhe në orbitë!