back to top
22.5 C
Tirana
E enjte, 19 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitet"KE flet për kapje të drejtësisë"/ Blushi: Rrezik për integrimin

“KE flet për kapje të drejtësisë”/ Blushi: Rrezik për integrimin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të raportit më të fundit të Komisionit Europian mbi progresin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian, duke e interpretuar atë si një “çertifikim të shkatërrimit të Reformës në Drejtësi”.

Në një deklaratë publike, Blushi tha se Komisioni Europian ka evidentuar kapjen politike të sistemit të drejtësisë dhe presionin e paprecedentë mbi institucionet e reja, të ngritura me qëllim garantimin e një drejtësie të pavarur dhe të pakorruptuar. Ai paralajmëroi se kjo situatë e rëndë mund të sjellë pasoja serioze në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

“Komisioni Europian çertifikon shkatërrimin e Reformës në Drejtësi si pasojë e presionit dhe kapjes së paprecedentë, duke paralajmëruar stanjacion të procesit të negociatave dhe mos-hapje të kapitujve për integrimin pa plotësuar standardet,” – u shpreh Blushi.

Sipas tij, raporti i KE-së është një kambanë alarmi për dështimin e institucioneve të reja të drejtësisë, përfshirë SPAK, KLGJ dhe KLP, të cilat nuk kanë arritur të përmbushin pritshmëritë për hetimin e korrupsionit të nivelit të lartë dhe çështjeve të lidhura me krimin e organizuar.

Blushi akuzoi qeverinë dhe mazhorancën se kanë deformuar qëllimin fillestar të reformës duke ushtruar kontroll politik mbi emërimet dhe vendimmarrjet brenda sistemit të drejtësisë, çka sipas tij përbën një pengesë serioze për avancimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Deklarata e Partisë së Lirisë vjen në një moment kritik për Shqipërinë, kur vendi pritet të hyjë në një fazë të re të negociatave me BE-në, por ku progresi lidhet ngushtë me zbatimin real të reformave kyçe, përfshirë reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat