back to top
12.5 C
Tirana
E diel, 23 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetKëlliçi denoncon: Po hidhet asfalt elektoral në zonën e Astirit

Këlliçi denoncon: Po hidhet asfalt elektoral në zonën e Astirit

Deputeti demokrat Belind Këlliçi i bën thirrje Task Forcës së ngritur nga SPAK për hetimin dhe parandalimin e krimit zgjedhor, të hetojë projektet elektorale që po zbaton mazhoranca disa muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Përmes një video të postuar në rrjetin social facebook, deputeti Këlliçi i referohet asfaltit  në zonën e Astirit, në rrugën “Gjergj Elez Alia”, që sipas tij, është një mekanizëm kriminal dhe financiar, i përdorur si fenomen nga ana e Bashkisë Tiranë në zgjedhjet e vitit 2023 dhe 2021.

Më poshtë postimi i plotë

Këtu jemi në zonën e Astirit, në Rrugën ‘Gjergj Elez Alia’, ku mund të shkoni dhe të shihni vetë me sytë tuaj se si ndodh krimi elektoral në flagrancë.

Ndërkohë po të keni vullnet për ta ndalur këtë fenomen, mjafton të shkoni në zonën e Krrabës, aty ku është fabrika e prodhimit të asfaltit elektoral, aty ku punohet në të zezë dhe kryhet evazion fiskal në mënyrë të përditshme, aty ku unë si kandidat në vitin 2023 denoncoja live në media, me zë e figurë, këtë aktivitet kriminal dhe ku Policia e Shtetit nuk denjonte as të përgjigjej në telefon dhe as të kryente verifikimin në terren!

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat