back to top
7.5 C
Tirana
E shtunë, 17 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetKandidatura për Tiranën/ Këlliçi: Figurë politike që mund të bashkojë opozitën

Kandidatura për Tiranën/ Këlliçi: Figurë politike që mund të bashkojë opozitën

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka deklaruar se pjesëmarrja e PD-së në zgjedhjet e pjesshme në Tiranë nuk është në diskutim, duke theksuar se kandidati i opozitës duhet të jetë një figurë politike që gjeneron konsensus përtej radhëve të partisë.

Në një intervistë për MCN, Këlliçi theksoi se zgjedhjet e pjesshme duhet të shërbejnë për të nxjerrë një kandidaturë që mund të krijojë një koalicion të gjerë politik:

“Nuk shtrohet për diskutim pjesëmarrja jonë në zgjedhje, edhe pse ende nuk është mbyllur historia e farsës elektorale të 11 majit. Do duhet të dalim me një kandidaturë që të gjenerojë konsensus dhe kohezion edhe përtej radhëve të PD-së. Profili i kandidatit tonë duhet të jetë profil politik, që të gjenerojë mbështetje edhe tek partitë e vogla dhe të formalizojmë një koalicion të gjerë.”

Këlliçi u shpreh gjithashtu se dy kandidatët më të votuar, Tabaku dhe Alimehmeti, nuk kanë shprehur gatishmërinë për të kandiduar në këtë fushatë, dhe se PD duhet të shqyrtojë emra të tjerë nga radhët e të djathtës që mund të sigurojnë një mbështetje më të gjerë:

“Duke qenë se dy personat që kanë qenë dhe në listën e hapur, Tabaku dhe Alimehmeti për shkak të planeve dhe projektit të tyre politik nuk preferojnë, do duhet që PD të shohë emra të tjerë, jashtë këtyre radhëve.”

Ai shtoi se ka kërkuar gjithashtu kushtëzim të marrëdhënieve me Parlamentin, duke theksuar se aksionet politike radikale duhet të jenë të përshkallëzuara gradualisht:

“Qëndrimi im politik ka qenë dhe më parë i prerë për një aksion radikal politik që do të vijë i përshkallëzuar. Nuk mundet të nisë brenda 24 orësh dhe të kalojë në ekstremitete. Kam kërkuar kushtëzim të marrëdhënieve me Parlamentin nga ana e PD.”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat