back to top
15.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Këlyshët e Sorosit dhe servilët”/ Murrizi godet drejtuesit e PD-së

“Këlyshët e Sorosit dhe servilët”/ Murrizi godet drejtuesit e PD-së

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka komentuar me tone të forta situatën politike në vend, duke kritikuar njëkohësisht si qeverinë e drejtuar nga Edi Rama, ashtu edhe opozitën dhe Partinë Demokratike.

Në një reagim publik, Murrizi ironizoi aksionin e qeverisë për shembjen e ndërtimeve pa leje, duke e cilësuar si një “shou mediatik” dhe si një formë “shpërblimi” për qytetarët që e kanë votuar Ramën.

“Shou mediatik i Ramës duke shëtitur bashki më bashki si ajo nëpër brekë dhe ‘shpërblimi’ që po u jep atyre që e votuan, duke u prishur bizneset që vetë i ka lejuar prej 12 vitesh”, tha Murrizi.

“Ndërkohë, dërgon Muçin e Bardhës e policë bashkiakë për të sekuestruar majdanoz, pagure me qumësht dhe misra që piqen në trotuar”, shtoi ai.

Murrizi ishte edhe më i ashpër me opozitën dhe Partinë Demokratike, të cilën e akuzon për pasivitet dhe për lidhje të interesuara me sistemin.

“PD dhe opozita duken të kënaqura nga rezultati i 11 majit. Kanë rënë në qetësi, pasi vemjet siguruan një karrige të qelbur në Parlament. Ndërsa Berisha ‘mendon’ se do bëjë revolucion në shtator me konferenca shtypi, i rrethuar me servilë të pështirë dhe ‘këlyshë të Sorosit’ në çdo forum drejtues të PD-së”, u shpreh Murrizi me gjuhë të ashpër.

Ai akuzoi drejtues aktualë të PD-së për hipokrizi, duke thënë se shumë prej tyre kanë qenë kundër Berishës dhe demokratëve që nga viti 2021, por sot përfitojnë nga situata brenda partisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat