back to top
14.5 C
Tirana
E premte, 6 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitet“Kemi ndarë gotën e verës”/ Replikë e pazakontë mes deputetëve të PS...

“Kemi ndarë gotën e verës”/ Replikë e pazakontë mes deputetëve të PS dhe PD në Komision

Një debat i pazakontë u zhvillua gjatë seancës së Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme, ku u diskutua deklarata e Taulant Balla ndaj Albana Vokshi. Deputeti i Partia Socialiste, Vasil Llajo, replikoi me deputeten e Partia Demokratike, Ina Zhupa, duke i bërë një deklaratë që nxiti tensione.

Llajo tha se e njeh Zhupën dhe se “kanë ndarë gotën e verës bashkë para fushatës”, duke e përdorur këtë për të theksuar rëndësinë e respektit dhe nivelit moral në debatet politike:

“Me zonjën Zhupa ne jemi shumë miq. Madje kemi ndenjur dhe kemi ndarë gotën e verës bashkë para fushatës. Kështu që le të jetë kjo një frymë e përbashkët, që debatin politik dhe frontin politik t’i ndajmë me njëri-tjetrin, por jo të zbresim në nivele denigruese dhe morale ndaj njëri-tjetrit.”

Deklarata nuk u prit mirë nga Zhupa, e cila e kundërshtoi menjëherë:

“Për sqarim, nuk është e vërtetë. Zotin Llajo nuk e kam njohur. Unë nuk pi verë dhe këtë e dinë të gjithë kolegët. Kështu që ajo që tha zoti Llajo në fund të fjalës nuk është e vërtetë. Mund të jetë fryt i dëshirës dhe fantazisë, por nuk është e vërtetë.”

Llajo iu përgjigj me ironi:

“Zonja Zhupa, fantazitë e mia nuk i kalojnë ato të tuat.”

Replika u bë pjesë e diskutimeve më të gjera për sjelljen dhe etikën në debatet parlamentare, duke tërhequr vëmendjen e kolegëve dhe medias për mënyrën e papritur dhe humoristike të përplasjes mes dy deputetëve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat