back to top
10.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024
spot_img
KreuShëndetiKëndimi e redukton stresin/ Pastron sinuset dhe ju ndihmon të jetoni më...

Këndimi e redukton stresin/ Pastron sinuset dhe ju ndihmon të jetoni më gjatë

“Muzika nuk gënjen. Nëse ka diçka që duhet të ndryshohet në këtë botë, atëherë mund të ndodh vetëm përmes muzikës”  Jimi Hendrix

Muzika e bën çdo gjë më të mirë! Mund ta lehtësojë dhimbjen, ta reduktojë stresin, ju bën të punoni më shumë, e madje edhe ju relakson.

Pra, muzika është një nga dhuratat më të bukura të jetës.

Një nga mënyrat më të mira për t’i gëzuar përfitime te muzikës është përmes këndimit. Këndimi ju mundëson ta ndjeni vërtet muzikën me mendje, trup e shpirt.

Hulumtimet gjithashtu kanë treguar se këndimi mund t’jua përmirësojë shëndetin, t’jua rritë lumturinë, e madje edhe t’jua shtojë disa vite jetë, transmeton Telegrafi.

Pavarësisht se ku apo ku jeni, ju mund t’i gëzoni përfitimet e muzikës thjesht duk kënduar. Këndoni kudo që jeni!

Këndimi është i mirë edhe për trurin dhe mund t’ju bëjë të ndiheni shumë mirë sepse liron endorfine – hormonet që prodhojnë kënaqësi, e gjithashtu lirojnë njëkohësisht edhe oksitoksinë – hormone që e largojnë stresin dhe ankthin.

Oksitoksina gjithashtu zvogëlon ndjenjat e depresionit dhe vetmisë, duke na bërë të ndihemi më të lidhur me botën.

Një studim i kryer nga shkencëtarët e universitetit Gothenburg në Suedi ka zbuluar se njerëzit që këndojnë së bashku lidhen më shumë sepse kanë rrahje të sinkronizuara të zemrës.

Ndër tjerash, këndimi edhe mundëson nivele më të ulëta të kortizolit, e forcon sistemin e imunitetit, etj.

Pra, nëse dëshironi të ndiheni më pak të stresuar, të bëheni më të lumtur, të jetoni më gjatë e të flini më mirë, përgjigja është e thjeshtë: Këndoni! /Telegrafi/

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat