Kryeministri Edi Rama ka shprehur mbështetjen ndaj ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu, pas kërkesave të shumta që të jepte dorëheqjen pas tragjedisë së vrasjes së Martin Canit.Nga takimi me prindër e mësues ku prezantoi planin e masave për sigurinë në shkolla, Rama tha se Manastirliu ka mbështetjen e tij, pasi ka luajtur një rol të rëndësishëm në transferimin e sistemit shëndetësor dhe arsimor.
“Duke thënë të gjitha këto dua të shpreh publikisht këto si përgjigje për ata që donin të nxirrnin përfitime absurde nga tragjedia e një familje dhe nga humbja e një jete, duke drejtuar gishtin për gjithfarë akuzash dhe duke kërkuar përgjegjësi personale nga ministrja e arsimit, e cila ka jo vetëm të gjithë mbështetjen time, por kam bindjen se ashtu si kundër që ka luajtur një rol të rëndësishëm dhe pamohueshëm në transferimin e sistemit tonë shëndetësorë, por dhe një rol të pamohueshëm për transformimin e arsimit tonë, për ta bërë më të mirë”-u shpreh Rama.