Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve lidhur me kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor për projektin zhvillimor të portit të Durrësit, nënkryetari i Kuvendit, Bledi Çuçi, tha se një kërkesë e tillë e opozitës nuk mund të miratohet. Çuçi tha se opozita e ka çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese dhe duhet pritur kjo e fundit që të shprehet. Më poshtë pjesë nga fjala e Çuçit.
“Ne kurre s’kemi thene qe jemi kunder komisioneve hetimore. Kur ju i beni komisionet hetimore me objektin e duhur jane miratuar. Pak a shume ishin shteruese argumentat e grupit tone parlamentar. Por dua të shtoj se sa here qe lexoj kerkesen me duket edhe e vonuar edhe e shpejtuar sepse jemi ne limitet e punes se ketij parlamenti. Ne pjesen e fushates parlamenti nuk mund te funksionoje. Me duket e vonuar se mund ta kishit bere me perpara kete komision nese do ta donit. Me duket e shpejtuar se jemi perpara vendimit te Gjykates Kushtetuese. Te presim njehere Gjykaten Kushtetuese se çdo te thote per kete çeshtje. Ju keni kerkuar shfuqizim te te gjithe korpusit ligjor per ceshtjen e portit te Durresit ne Gjykaten Kushtetuese. Te pakten sot ne nuk mund te marrim nje vendim per ngritjen e nje komisioni te tille hetimor pa folur gjykata”, deklaroi Çuçi.