back to top
16.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuTeknologji / ShkencëKërkesa për trafik e Wikimedia nga gërmuesit e informacionit për AI rritet...

Kërkesa për trafik e Wikimedia nga gërmuesit e informacionit për AI rritet me 50 përqind

Fondacioni Wikimedia, organizata ombrellë e Wikipedia dhe dhjetëra projekteve të tjera “crowdsourced knowledge”, tha ditën e Mërkure se konsumi i bandwidth-it për konsumet media nga Wikimedia Commons është rritur me 50 përqind që prej Janarit 2024.

Arsyeja sipas organizatës nuk është nga rritja e numrit të përdoruesve, por nga gërmuesit e uritur për të dhëna trajnimi të modeleve AI.

Infrastruktura jonë është ndërtuar për të mbështetur goditjet e papritura të trafikut nga njerëzit gjatë ngjarjeve me interes të lartë, por sasia e trafikut të gjeneruar nga gërmuesit robotikë është e paprecedentë dhe paraqet rreziqe dhe kosto në rritje”, thuhet në postim.

Wikimedia Commons është një depo imazhesh, videosh dhe audiosh e lirë për tu aksesuar nga të gjithë nën licencat e hapura.

Wikimedia thotë se pothuajse 2/3 e trafikut vjen nga botët. Megjithatë vetëm 35 përqind e shikimeve vinë prej tyre. E thjeshtë ekipi menaxhues i faqeve të Fondacionit Wikimedia duhet të shpenzojë shumë kohë dhe burime duke bllokuar gërmuesit për të shmangur ndërprerjet për përdoruesit e rregullt.

Dhe e gjithë kjo përpara se të marrim parasysh kostot e shërbimeve cloud me të cilat përballet Fondacioni.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat