back to top
17.5 C
Tirana
E martë, 3 Mars, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaKërkoi përjashtimin e trupës gjykuese/ Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Berishës

Kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese/ Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Berishës

Gjykata e Lartë ka rrëzuar këtë të enjte kërkesën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për përjashtimin e treshes gjykuese të përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sander Simoni, nga shqyrtimi i rekursit të tij për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Vendimi është marrë nga gjyqtari Enton Dhimitri, i cili ka konfirmuar përbërjen aktuale të trupës gjykuese për çështjen në fjalë.

Çështja lidhet me rekursin që Berisha ka paraqitur ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila konfirmoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj tij, në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”, ku ai akuzohet për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë.

Fillimisht, seanca për shqyrtimin e rekursit ishte parashikuar të mbahej të martën e kaluar, por u shty nga Gjykata e Lartë për në datën 22 prill 2025. Në të njëjtën seancë, Gjykata do të shqyrtojë edhe rekursin e paraqitur nga dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili gjithashtu ndodhet nën masën e sigurisë për të njëjtën çështje penale.

Berisha dhe Malltezi janë nën hetim për aferën e njohur si “Partizani”, ku pretendohet se gjatë privatizimit të ish-kompleksit sportiv në Tiranë, janë kryer shkelje dhe janë përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme nga dhëndri i ish-kryeministrit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat