back to top
6.5 C
Tirana
E mërkurë, 4 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaKESH gjeneron rreth 1.1 mln euro nga shitja e energjisë/ Prurjet në...

KESH gjeneron rreth 1.1 mln euro nga shitja e energjisë/ Prurjet në Drin mbeten të larta

Prurjet në Kaskadën e Drinit kanë shënuar nivele të larta si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit, ndërsa Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka shitur një sasi energjie, duke gjeneruar të ardhura për kompaninë.

Përmes një procedure të zhvilluar për periudhën 10–11 janar, KESH shiti 18,944 MË energji me çmim mesatar 57.64 euro/MË, duke siguruar rreth 1.1 milion euro të ardhura.

Sipas të dhënave të përditësuara për Kaskadën e lumit Drin, prurjet natyrore në HEC Fierzë janë 1,500 m³/s, në HEC Koman 500 m³/s dhe në hidrocentralin e Vaut të Dejës 60 m³/s. Krahasuar me një ditë më parë, prurjet natyrore kanë shënuar rënie të ndjeshme, ndërsa prodhimi ditor në të tre HEC-et ka arritur 16,300 MËh, duke shënuar rritje krahasuar me ditën e mëparshme.

Nivelet e liqeneve në Kaskadën e Drinit janë: Fierza 289.8 metra mbi nivelin e detit, Komani 173.3 metra dhe Vau i Dejës 74.9 metra. KESH njofton se vazhdojnë shkarkimet nga hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës.

Ditët e para të këtij viti tregojnë një kontrast të qartë me vitin e kaluar, kur mungesa e reshjeve të shiut kishte detyruar importin e energjisë dhe fatura totale ishte mbi 160 milionë euro.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat