back to top
-0.5 C
Tirana
E mërkurë, 5 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaKESH iu rikthehet blerjeve të energjisë/ Pas 3 muajsh “pushim”, zhvillohet procedurë...

KESH iu rikthehet blerjeve të energjisë/ Pas 3 muajsh “pushim”, zhvillohet procedurë tenderuese

Ola Mitre

Mungesa e rreshjeve të shiut gjatë mujave të fundit ka detyruar Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare t’iu rikthehet blerjeve të energjisë. Ky dikaster ka zhvilliuar një procedurë tenderuese për përballimin e nevojave konumatore në periudhën 11 – 17 nëntor. Në total për sigurimin e energjisë janë shpenzuar rreth 11 mln euro, ndërsa çmimi mesatar varion nga 147 -154 euro/ mWh.

Kjo është procedura e parë për blerje energjie e zhvilluar pas 3 muajsh, që KESH nuk ka kryer importe çka sugjeron se deri më tani nevojat janë plotësuar nga prodhimi në Kaskadën e Drinit.Ndërkaq, këto shpenzime kanë rritur faturën për blerje energjie për vitin 2024, duke e çuar në gati 55 mln euro. Kjo shumë është shpenzuar vetëm nga mesi i muajit qershor, kur nisën edhe importet e para, duke qenë se thuajse deri në mes të vitit nuk u krye asnjë procedurë për sigurim energjie.

Nevoja për të importuar energji vjen si pasojë e mungesës së reshjeve të shiut që do të ndikonin në prodhimin e energjisë nga Kaskada e lumit Drin. Ndërkohë që, të dhënat e fundit të disponueshme tregojnë e prodhimi pësoi rënië gjatë 9-mujorit të këtij viti, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në total, gjatë vitit 2024 janë importuar rreth 430 000mWh energji, ndërsa çmimi mesatar përllogaritet në 122.7 euro/ mWh./SCAN

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat