Këshilli i Ministrave ka miratuar një fond shtesë prej 753 mijë lekësh për kompensimin e pronarëve të tokave që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Rruga e Arbrit”. Me këtë vendim, shuma totale për shpronësimet arrin në 6.998.021 lekë, që do të paguhet nga buxheti i shtetit.
Pronat do të kompensohen pasi pronarët të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm në Agjencinë Shtetërore për Shpronësimin, ndërsa Autoriteti Rrugor Shqiptar do të mbulojë shpenzimet procedurale prej 70 mijë lekësh.
Vendimi do të zbatohet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave, Agjencia e Kadastrës, ARRSH dhe strukturat lokale të administrimit të tokës në qarqet Tiranë dhe Dibër, dhe hyn menjëherë në fuqi pas publikimit në “Fletoren Zyrtare”.



