back to top
9.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetKëshilli për Mandatet nuk vendos për Ballukun/ Pret vendimin e Kushtetueses

Këshilli për Mandatet nuk vendos për Ballukun/ Pret vendimin e Kushtetueses

Mospasja ende e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese bëri që sot të shtyhet mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, e cila duhet të vendosë mbi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për autorizimin e arrestimit të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Në një intervistë për Report Tv, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca, theksoi se fillimisht duhet të sqarohet nëse Prokuroria e Posaçme ose Gjykata e Posaçme kanë të drejtë të ndërhyjnë menjëherë me masa të tilla ndaj një ministri.

“Prokuroria e Posaçme veproi menjëherë duke marrë masën e pezullimit, ndërkohë që kjo masë u pezullua nga Gjykata Kushtetuese. Të gjitha këto janë pjesë e të njëjtit proces. Gjërat duhet të ecin me radhë. Duhet sqaruar nëse Prokuroria ose Gjykata kanë të drejtë të ndërhyjnë menjëherë dhe të pezullojnë një ministër”, tha Ndreca.

Ai shtoi se, sipas këtij këndvështrimi, nxitimi për të kaluar në një masë që qeveria e konsideron antikushtetuese mund të krijojë dyshime për qëllimet e Prokurorisë, duke sugjeruar fajësi që në fillim, dhe se kjo nuk ka lidhje me individin, por me funksionin e ministrit.

Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të rifillojë pasi të ketë vendim të qartë nga Gjykata Kushtetuese.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat