Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të furnizojë Iranin me raketa, nëse Teherani do ta kërkojë këtë.
Në një komunikatë nga Pheniani, Kim theksoi se “një raketë e vetme do të ishte e mjaftueshme për të zhdukur Izraelin”, duke shtuar tensionet në një situatë tashmë të brishtë në Lindjen e Mesme.
Autoritetet verikoreane kritikuan gjithashtu sulmet e përbashkëta të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, duke i cilësuar ato si “ilegale dhe në shkelje të sovranitetit iranian”.
Deklarata e Kim Jong-un vjen në një moment kur tensionet rajonale mbeten të larta, ndërsa komuniteti ndërkombëtar ndjek me shqetësim zhvillimet mes Izraelit dhe Iranit.



