Kreu i shtetit në Kinë dhe njëkohësisht kryetar i partisë komuniste, Xi Jinping i tërhoqi vëmendjen Donald Trump pas rizgjedhjes president i SHBA-së që të mos ndjekë kurs konfrontues. Historia ka treguar, që Republika Popullore e Kinës dhe SHBA-ja përfitojnë nga bashkëpunimi, ndërsa grindja i dëmton të dy vendet, tha Xi në mesazhin e urimit që i drejtoi Trump, sikurse njoftojnë mediet shtetërore kineze.
Trump dhe Xi zhvillojnë një bisedë telefonike
Një “marrëdhënie e qendrueshme dhe e shëndetshme” ndërmjet Pekinit dhe Uashingtonit është edhe ajo çfarë pret bashkësia ndërkombëtare. Kina shpreson, që mosmarrëveshjet “të trajtohen ashtu siç duhet” dhe të ruhet një komportim “korrekt” ndaj njeri-tjetrit. Sipas televizionit të SHBA-së CNN Trump dhe Xi kanë zhvilluar një bisedë telefonike.
Raporte të tensionuara
Në mandatin e parë si president i SHBA Trump ndoqi një kurs të ashpër kundrejt Kinës. Gjatë fushatës elektorale ai kërcënoi tani me dogana të mëtejshme ndaj produkteve kineze, gjë që mund të ketë pasoja ndaj tregtisë botërore. Barrierat e përforcuara tregtare nga dy këto vende prej kohësh janë duke i rënduar raportet mes tyre./DW