back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 13 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaKLGJ -së nuk i dalin 7 miliardë lekë/ Sa fond shtesë i...

KLGJ -së nuk i dalin 7 miliardë lekë/ Sa fond shtesë i kërkon Qeverisë?

Kreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Ilir Rusi, paraqiti sot kërkesat financiare të sistemit të drejtësisë për vitin 2026 në Komisionet Parlamentare gjatë seancës për diskutimin e projektbuxhetit.

Rusi bëri me dije se KLGJ ka kërkuar një buxhet total prej 9 miliardë lekësh për tre programe buxhetore: Këshillin e Lartë Gjyqësor, Qendrën e Teknologjisë dhe Informacionit dhe gjykatat. Sipas projektbuxhetit të qeverisë, për këto programe janë parashikuar vetëm 6 miliardë lekë, duke krijuar një diferencë prej rreth 2 miliardë lekësh, ose 26% më pak se kërkesa e KLGJ-së.

Nga 1,892 pozicione pune në sistemin e drejtësisë, pjesa më e madhe e buxhetit shkon për paga, sigurime shoqërore dhe shpenzime operative, duke lënë shumë pak fonde për investime. Vetëm 100 milionë lekë janë parashikuar për investime, ndërsa 300 milionë do të shkojnë për rikonstruksionin e gjykatave, përfshirë Gjykatën e Lartë, Gjykatën e Apelit dhe Administrative, si dhe gjykatat e Posaçme të shkallës 1 në Kukës, Fier dhe Gjirokastër.

Rusi theksoi gjithashtu nevojën për ndërtimin e një truali të ri për një godinë të përbashkët, ku të vendosen Gjykata e Apelit, ajo e Shkallës së Parë dhe prokuroritë përkatëse, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme.

Për sigurinë në gjykata, pas ngjarjeve të fundit si vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, KLGJ ka parashikuar 57 milionë lekë për pajisje teknologjike, detektorë dhe mjete alarmi, 167 milionë për mjetet teknologjike dhe 123 milionë për përmirësimin e infrastrukturës, duke përfshirë vendosjen e pajisjeve të reja dhe përmirësimin e hapësirave ku nuk mund të vendosen detektorët.

Rusi deklaroi se për të përmbushur këto nevoja, do të duheshin edhe rreth 340 milionë lekë shtesë, duke e bërë qartë se sistemi i drejtësisë ka nevojë për fonde të konsiderueshme për të garantuar funksionimin e sigurt dhe modern të gjykatave.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat