back to top
9.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetSocialeKLSH jep alarmin/ "Dhuna në shkolla shënon rritje shqetësuese"

KLSH jep alarmin/ “Dhuna në shkolla shënon rritje shqetësuese”

Dhuna mes adoleshentëve në shkollat shqiptare po shënon një rritje shqetësuese, sipas raportit të fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH). Raporti evidenton qindra raste dhune fizike, psikologjike dhe bullizmi në ambiente shkollore, duke ngritur shqetësime mbi sigurinë e nxënësve.

Auditimi i KLSH-së për periudhën 2021–2024 tregon se janë regjistruar 892 raste dhune fizike, 333 raste dhune psikologjike dhe 186 raste bullizmi. Po ashtu, janë evidentuar 178 raste kërcënimesh, shantazhesh dhe përndjekjesh, ndërsa përdorimi i drogës, duhanit dhe alkoolit nga nxënësit shënon 133 incidente.

Situata ka qenë edhe më shqetësuese në katër muajt e parë të vitit shkollor 2024–2025, ku u raportuan 528 incidente, mes tyre edhe 8 nxënës të kapur me armë brenda ambienteve të shkollës.

Raporti thekson se oficerët e sigurisë shpesh vetëcensurohen, duke mos përmendur emrat e shkollave dhe duke i trajtuar incidentet vetëm me komunikim gojor, pa dokumentim zyrtar. KLSH nënvizon gjithashtu mungesën e një sistemi efektiv për raportimin dhe menaxhimin e dhunës në shkolla, gjë që e bën të vështirë monitorimin dhe ndërhyrjen për mbrojtjen e nxënësve.

Ekspertët e arsimit dhe të drejtave të fëmijëve kanë paralajmëruar se pa ndërhyrje të menjëhershme dhe masa mbrojtëse, dhuna në shkolla mund të përkeqësohet, duke ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin personal dhe akademik të nxënësve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat