back to top
10.5 C
Tirana
E martë, 1 Prill, 2025
spot_img
KreuAktualitetKoalicioni “Djathtas për Zhvillim” tërheq familjarët nga listat e mbyllura

Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” tërheq familjarët nga listat e mbyllura

Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” ka bërë të ditur se është bërë dokumentacioni i nevojshëm për tërheqjen e kandidatëve për listat e mbyllura.

Të pranishëm në këtë konferencë për mediat ishin edhe Dashamir Shehi dhe Enkelejd Alibeaj. Shehi u shpreh se 10 përqind e kandidatëve nga ky koalicion për zgjedhjet e 11 majit vjen nga diaspora.

“Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” ka përfunduar me sukses paraqitjen e listave të kandidatëve për deputet.

Gjatë kontrollit të listave, koalicioni jonë doli që nuk ka asnjë njeri të implikuar me veprimtari të paligjshme gjë që tregon korrektesën e listës sonë dhe seriozitetin me të cilin jemi angazhuar në luftën ndaj korrupsionit.

Koalicioni ka bërë dokumentacionin e nevojshëm për tërheqjen e kandidatëve për listat e mbyllura. Nga sot e tutje, nga java që vjen, qytetarët e Shqipërisë duhet ta dijnë që ne garojmë me lista të hapura.

Të ashtuquajturit familjarë për të cilët u bë kaq zhurmë nga propaganda e dy partive të mëdha, që janë me lista të mbyllura, nuk janë më.

Do t’i kërkonim opinionit publik dhe mediave që të zbulojnë familjarët dhe lidhjet me të cilët i kanë mbushur listë mbyllurit.

Koalicioni ka në listat e veta mbi 10 përqind të kandidatëve nga diaspora. Shenjë kjo që ne i kemi repektuar angazhimin e diasporës për të qenë pjesëtarë aktiv në jetën politike dhe për t’u përfaqësuar me njerëzit e vet.

Prandaj e ftojmë diasporën kudo që ndodhet, në Europë apo Amerikë e Kanada, të votojnë numrin 9 “Djathtas për Zhvillim: si alternativa më e mirë për të zgjidhur problemet e Shqipërisë por dhe të tyret njëkohësisht.

Koalicioni dhe përfaqësuesit e tij ju urojmë shqiptarëve një fundjavë të mbarë dhe Gëzuar festën e Fiter Bajramit të gjithë besimtarëve. Një ditë e gëzueshme për të gjithë shqiptarët muslimanë dhe të tjerë”, thuhet në deklaratën e “Djathtas për Zhvillim.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat