back to top
28.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaKodi i ri penal, pa dakordësinë e Prokurorisë e Përgjithshme/ Bie versioni...

Kodi i ri penal, pa dakordësinë e Prokurorisë e Përgjithshme/ Bie versioni “Kujtim Luli”

Prokuroria e Përgjithshme, në një reagim zyrtar për “E Vërteta.al”, ka sqaruar se nuk ka qenë pjesë aktive e procesit të hartimit të versionit përfundimtar të draftit të ri të Kodit Penal dhe nuk ka dhënë dakordësi zyrtare për përmbajtjen e tij.

Sipas përgjigjes zyrtare, Prokurorisë së Përgjithshme i është kërkuar nga Ministria e Drejtësisë në janar 2023 një përfaqësues për diskutimet mbi pjesën e përgjithshme të draftit të përgatitur më herët nga grupi i ekspertëve. Këtë përfaqësues, Prokuroria e ka caktuar dhe ai ka marrë pjesë në disa konsultime fillestare gjatë muajve shkurt-prill 2023.

Në maj 2023, Ministria e Drejtësisë i ka dërguar zyrtarisht Prokurorisë pjesën e përgjithshme të draftit për konsultim, por sipas institucionit, për shkak të kohës së kufizuar dhe mungesës së kushteve për shqyrtim të plotë, nuk është dorëzuar asnjë qëndrim zyrtar për përmbajtjen.

Prokuroria sqaron gjithashtu se përfaqësuesi i saj ka përfunduar detyrën si prokuror në tetor 2023, dhe që prej asaj kohe, nuk ka pasur asnjë pjesëmarrje, komunikim apo kontribut në vijimin e procesit apo në hartimin e draftit final të Kodit Penal.

“Nuk kemi dhënë mendim apo dakordësi zyrtare për draftin përfundimtar dhe nuk kemi qenë pjesë e grupit të punës pas tetorit 2023”, thuhet në sqarimin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Sqarimi i plotë:

Në vijim të interesimit tuaj në lidhje me pjesëmarrjen në grupin e punës për draftin e Kodit Penal, ashtu si dhe i është konfirmuar një medie të interesuar ditët e kaluara dhe që është bërë publike, sqarojmë sërish, në mënyrë më të detajuar, se Prokurorisë së Përgjithshme i është kërkuar zyrtarisht nga Ministria e Drejtësisë në janar 2023 një përfaqësues, i cili ka marrë pjesë në një fazë diskutimesh mbi pjesën e përgjithshme të draftit të hartuar më parë nga grupi i ekspertëve. Më pas, në muajin maj të vitit 2023, Sekretariati Teknik i MD ka nisur për konsultim pjesën e përgjithshme e draftit, por ky proces nuk pati vijim konkret me dhënie mendimesh në formë zyrtare nga ana jonë për kohën e shkurtër të lënë në dispozicion si dhe pasi u analizua, për arsyet që edhe u bënë publike këto ditë. Përfaqësuesi që ka marrë pjesë në fazën e konsultimeve me grupin e punës që nga muaji shkurt 2023, ka qenë në detyrë si prokuror deri në muajin tetor të vitit 2023. Që nga kjo periudhë nuk ka pasur asnjë përfaqësues apo komunikim të Prokurorisë së Përgjithshme me grupin e punës si dhe asnjë kontribut apo dakordësi zyrtare për versionin përfundimtar të draftit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat