Nga Spartak Ngjela
Ashtu i duket diktatorit, por ajo nuk është koha e tij. Si mund të jetë koha e tij, koha e një diktatori, kur ai dëmton dhe sundon popullin e vet me krim?
Koha jote nuk është jotja, nëse ti përfundon skllav i kohës tënde, sepse ke përfunduar një skllav i saj.
I.
Po koha e një diktatori, a është koha historike e diktatorit shtypës që bën çfarë të dojë në shtetin dhe shoqërinë që ai drejton?
Ashtu i duket diktatorit, por ajo nuk është koha e tij. Si mund të jetë koha e tij, koha e një diktatori, kur ai dëmton dhe sundon popullin e vet me krim?
Pse, diktatori, kujt i gëzohet, a nuk i gëzohet edhe ai kohës që si diktator sundon me dorë të hekurt popullin e vet?
Por, krimi i vërtetuar i një pushtetari apo mbreti, ia heq këtij të drejtën e kohës historike, sepse krimi i një krimineli, moralisht, në një shoqëri, nuk i jep këtij të drejtën morale që të ketë një histori vlerësuese, por verëm një histori akuzuese për krimet që ka kryer. Dhe, historia akuzuese ndaj një diktatori, nuk mund të jetë kohë historike, sepse krimi nuk ka histori, krimi ka vetëm akuzë.
II.
Na duhet të theksojmë se diktatori nuk i gëzohet dot kohës, por vetëm pushtetit të tij absolut, me të cilin ai sundon me dorë të hekurt si pushtet absolut. Por ama, kohën historike e ka kundër.
Dhe prandaj, kjo është arsyeja që, për pushtetin personal si diktator, diktatori nuk e ka kohë historike, por ka verëm një histori kriminale, e cila kurrsesi nuk mund të jetë kohë historike, sepse vetë krimi politik për sundim, është antihistori.
Dhe, në të njëjtën kohë, diktatori nuk ka liri interiore, sepse gjithë ditën ai ruhet me kujdesje të madhe se mos e vrasin.
Por, fakti që diktatori ka këtë frikë, ai nuk është i njeri lirë, dhe vret bashkëpunëtorët e tij politik, i shtyrë nga kjo frikë.
Prandaj, koha e sundimit të diktatorit, nuk është koha e tij, por është koha e viktimave të tij, që kanë qenë figura historike dhe ai i ka vrarë kriminalisht në funksion të pushtetit të vet personal.
Kjo, sepse, pasi diktatori vdes, pasardhësit e tij, të çliruar nga frika, varrosin me lavdi viktimat e diktatorit, dhe e flakin diktatorin si një rreckë në një varr anonim.
A dini gjë se ku është varrosur Stalini?
Po Enver Hoxhës, a ia dini varrin?
E pse të zgjatemi, diktatori nuk ka kohë historike.
Po kush ka kohë historike?
Kohë historike kanë shkencëtarët e mëdhenj; shkrimtarët e mëdhenj; humanistët e mëdhenj; artistët e mëdhenj; demokratët e mëdhenj që kanë drejtuar kombet e tyre me humanizëm, etj. si këta.
Shumica më e madhe e diktatorëve mizorë, duke menduar se me dhunë dhe krim do krijonin historinë e lavdisë së tyre, kanë dalë nga historia si kriminelë dhe vrasës. Ja, kjo është esenca e asaj që trajtuam më lart.
Sepse…
Po Hitleri, a ka varr?
Po Musolini, ku e ka varrin, a dini gjë?
Përjashtim bëjnë vetëm mbretërit që kanë vrarë për pushtetin e tyre, dhe kanë vdekur si mbret, por kjo nuk ka të bëjë me figurën e tyre personale, por me mbretin dhe mbretërinë si nocion historiko – juridik i drejtimit të një shteti. Se mbretëria është e trashëgueshme, dhe prandaj, koncepti i mbretit ka një tjetër lloj trajtimi historik.