back to top
21.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaKokainë, vila dhe resorte/ Rrjeti kriminal “Çopja” goditet nga SPAK-u

Kokainë, vila dhe resorte/ Rrjeti kriminal “Çopja” goditet nga SPAK-u

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zhvilluar një operacion të madh kundër një organizate kriminale ndërkombëtare të trafikut të drogës, e njohur si klani “Çopja”. Ky grup kriminal kishte në fokus trafikimin e kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian.

SPAK njofton se në kuadër të këtij operacioni janë lëshuar 10 urdhërarreste, ndërkohë që është sekuestruar një sasi rekord prej 17 tonë kokainë. Përveç drogës, janë vendosur nën sekuestro 14 pasuri me vlera disa miliona euro, që përfshijnë resorte, vila, apartamente, truall, automjete dhe kuota në shoqëri tregtare, të regjistruara në emër të personave nën hetim.

Pronat e sekuestruara

Me vendimin nr. 543 date 07.08.2025, Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestrimin preventiv për gjithsej 14 pasuri të llojeve të ndryshme me vlera disa miliona eurosh, duke përfshirë resorte, vila, apartamente, trualle, automjete dhe kuota në shoqëri, në emër të personave nën hetim  si më poshtë:

Resorte turistike:

“A….. PARK” Resort ku përfshihen hotele, godina shërbimi, restorant dhe ambiente tregtare,  Xhafzotaj, Durrës.

Vila dhe apartamente:

Vilë dy katëshe tip “ELYSIAN”, në bregdetin e Dhërmiut, bashkia Himarë (sipërfaqe totale rreth 378.2 m²), me vlerë tregu prej afërsisht 1.000.000 Euro.

Vilë e porositur datë 06.11.2024, në Tiranë.

Truall, toka dhe ndërtesa:

Pasuri truall dhe ndërtesa në Tiranë, Sharrë.

Pasuri (me status regjistrim të përkohshëm).

Pasuri nr. 349/45 në bashkëpronësi.

Tokë arë me sipërfaqe 5900 m², Sharrë, Tiranë.

Kuota dhe aksione në shoqëri tregtare:

Kuotat/aksionet në shoqëri tregtare, Kavajë.

Shoqëri tregtare, Durrës.

Shoqëri tregtare, Rrogozhinë.

Shoqëri tregtare, Durrës.

Automjete:

Tre automjete.

Sekuestrime gjatë ekzekutimit të vendimeve të kontrollit:

Mbi 111 800 Euro Cash;

4000 USD

880.000 Lekë

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat