back to top
20.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Gusht, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaKomando nga Tirana, trafik në Helsinki/ Dumani zbërthen skemën kriminale

Komando nga Tirana, trafik në Helsinki/ Dumani zbërthen skemën kriminale

SPAK ka njoftuar për një operacioni të përbashkët me autoritetet finlandeze, që ka çuar në goditjen e disa grupeve kriminale të përfshira në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Sipas kreut të SPAK, Altin Dumani, grupet kriminale shqiptare që vepronin në Finlandë kishin aktivitet të shtrirë në kohë dhe ishin të strukturuara mirë. Organizatorët preferonin të qëndronin në Shqipëri, nga ku udhëhiqnin operacionet kriminale.

“Ajo që vihet re tek këto grupe, është që aktiviteti i tyre shtrihet në vite. Organizatorët rrinin në Shqipëri dhe nga këtu drejtonin aktivitetin kriminal. Sot janë lëshuar 11 masa sigurie, prej të cilave 10 në territorin shqiptar,” sqaroi ai.

Në total janë proceduar 54 persona, shumica prej të cilëve të dënuar më parë nga drejtësia finlandeze. Midis tyre ka shtetas me kombësi të ndryshme, përfshirë shqiptarë dhe qytetarë finlandezë.

“Ajo që na ka bërë përshtypje është që, për herë të parë, po përballemi me grupe që kanë në fokus të tyre drogën sintetike. Janë sekuestruar sasi të konsiderueshme, përfshirë ekstazi – një substancë me rrezik të lartë

Tipologjia është e tillë, që ky grup kishte krijuar bazat në Finlandë dhe herë pas herë dërgonin nga Shqipëria përfaqësues të tyre, të cilët shkonin në bazat e përcaktuara dhe fillonin shitjen e lëndëve narkotike,” tha Dumani.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat