Komisioni i Reformës Territoriale nisi punimet këtë të hënë, por mungesa e paralajmëruar e Partisë Demokratike tërhoqi menjëherë vëmendjen. Deputetët e PD-së kishin njoftuar më herët se nuk do të merrnin pjesë në komisione deri në një njoftim të dytë, duke lënë hapësirë për tensione dhe spekulime mbi mbështetjen e reformës.
Megjithatë, përballë deputetëve socialistë, në komision u vunë re dy prej deputetëve nga partitë aleate të PD-së, të cilët u ulën në vendet e opozitës, duke sjellë një prezencë minimale opozitare.
Të pranishëm në mbledhje ishin Edmond Haxhinasto nga Partia e Lirisë dhe Vangjel Dule nga PBDNJ, duke marrë pjesë në diskutimet që pritet të përcaktojnë hapat e ardhshëm të reformës territoriale.



