back to top
15.5 C
Tirana
E diel, 22 Shkurt, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaKompanitë e Korridorit VIII nën hetim për shpërdorim detyre dhe shkelje tenderash

Kompanitë e Korridorit VIII nën hetim për shpërdorim detyre dhe shkelje tenderash

Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet ndaj kompanive që po punojnë për zgjerimin e Korridorit të VIII, lidhur me rrëshqitjen masive të tokës në segmentin Përrenjas–Librazhd, pranë zonës Dragostunjës.

Hetimi përqendrohet në veprat penale të mundshme, si shpërdorim detyre, shkelje e barazisë në tendera dhe ankande publike, ndërtesa e rrugëve, si dhe ndotje të ajrit, ujit dhe tokës.

Gazetarja Bruna Kërçyku raporton se hetimi do të fokusohet tek pikat që çuan në rrëshqitjen e masës, e cila shembi rrugë, linjën hekurudhore, linjat elektrike dhe rrezikon edhe më tej strukturat përreth.

Objekt i hetimit do të jetë e gjithë rruga nga Peqini në Qukës, e cila bie nën juridiksionin e Prokurorisë së Elbasanit, ndërsa lumi Shkumbin po kalon masivisht në disa zona, duke rritur rrezikun për segmentin rrugor.

Autoritetet kanë stakuar linjën e tensionit të lartë dhe po planifikojnë demontimin e shtyllave, të cilat rrezikojnë të shemben. Situata është përkeqësuar gjatë orëve të fundit për shkak të rrëshqitjeve të tokës dhe dëmtimeve të urës, duke rritur rrezikun për çdo lloj lëvizjeje.

Rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, u ndalua qarkullimi i automjeteve, përfshirë mjetet e emergjencës, për shkak të rrezikut të lartë dhe pamundësisë për të garantuar sigurinë në errësirë. Zona mbetet e izoluar dhe nën monitorim të vazhdueshëm, me rrezik të shembjes së plotë të strukturës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat