back to top
22.5 C
Tirana
E mërkurë, 16 Prill, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomia“Koncesioni i skanimit në dogana, më i gabuari”/ Rama: Pse nuk e...

“Koncesioni i skanimit në dogana, më i gabuari”/ Rama: Pse nuk e kemi hequr

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në një aktivitet në Portin e Durrësit ku u takua me përfaqësues të bizneseve të transportit, për të dëgjuar shqetësimet e tyre.

Gjatë bashkëbisedimit me ta, Rama tha se koncesioni i skanimit në dogana është “më i gabuari i mundshëm”, por tha se qeveria e tij kur erdhi në pushtet u gjet përpara faktit të kryer dhe se kjo situatë do të vazhdojë deri në vitin 2030. Rama u shpreh se ky koncesion nuk është hequr për shkak se do të krijonte një kosto të lartë në arbitrazh, ndaj u shpreh se me anë të një marrëveshje do të lehtësohet procesi i skanimit

Rama tha se ajo që do të bëjnë është që nuk do bëhen 100% kontrolle, por kontrollet do bëhen në bazë të riskut.

“Tema për të cilën jemi këtu është skaneri. Ky është një koncesion më i gabuar i mundshëm që mund të imagjinohet. Një koncesion atipik që ne e kemi trashëguar. Nuk e kemi pasur mundësinë ta godasim për shkak të paktit që, ashtu siç është kopsitur, do të na krijonte një kosto shumë të lartë në arbitrazh. Jemi munduar ta vëmë në shfrytëzim dhe të lehtësojmë koston për ju. Kemi bërë një negociatë me ju që atëherë, duke e ulur nga 45 euro në 22, por mbetet një koncesion i gabuar totalisht, sepse skanimi i kamionëve nuk është nevoja juaj, por nevojë e shtetit për çështje të sigurisë dhe luftës kundër kontrabandës.

Këtu jemi para një situate që do të zgjasë deri në 2030, e dini afatin. Ajo që do të bëjmë ne është që, duke pasur parasysh natyrën e aktiviteteve tuaja dhe kontributet tuaja si taksapagues, do të fillojmë të operojmë jo në bazë të kontrollit 100%, por në bazë të kontrollit sipas riskut. Pra, nga 100 dalje nga porti, vetëm në 10 raste do bëhet skanimi. Është një shifër e arsyeshme si fillim, më pas do të shkohet më pak për të kaluar në një skemë që nuk do jetë e ndarë me ju, por në një numër më të vogël kontrollesh, por kontrollesh të befasishme, që do të bëhen gjithmonë mbi bazë të riskut apo sinjalizimit për të parë nëse ka probleme apo jo.

Përtej kostos marramendëse që ka ky koncesion për operatorët, ka të mirën që ka ulur në mënyrë të ndjeshme kontrabandën”, tha Rama.

Rama tha se tanimë projekti më i madh i qeverisë tani është porti i ri i Durrësit.

“Ne do ndërtojmë portin e ri, që do të jetë ultramodern, me standarde ndërkombëtare dhe nivele të larta, në Europë nuk para ka të tillë, ndërtohen kryesisht në vende jashtë saj, është bërë procesi i fazës së parë të selektimit dhe kemi hyrë në të dytën, për të rizgjedhur fituesin. U ribë procesi si pasojë e rregullave strikte dhe tani u dha rezultati, po vijohet me fazën e dytë, shpalljen e fituesit, lidhjen e kontratës dhe fillimin e ndërtimit, ku do jetë niveli më i lartë i teknologjisë, do ketë edhe një komponent ushtarak që do përdoret nga NATO,” tha Rama.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat