back to top
7.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetKonferenca e Kryetarëve në trazira/ Opozita akuzon PS për shkelje të rregullores

Konferenca e Kryetarëve në trazira/ Opozita akuzon PS për shkelje të rregullores

Para seancës plenare të Kuvendit, Konferenca e Kryetarëve është shoqëruar me debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës, lidhur me mënyrën e trajtimit të raporteve të institucioneve dhe funksionimin e komisioneve parlamentare.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, akuzoi mazhorancën se po shmanget nga përgjegjësia dhe po shkel rregulloren që vetë ka miratuar. Ai kërkoi që të merreshin parasysh tre kërkesat e opozitës: shkarkimi i Niko Peleshit, anulimi i seancës ku u votua qeveria pa debat dhe ndryshimi i rregullores. Bardhi theksoi gjithashtu se nuk mund të raportohet në dy komisione për të njëjtën çështje, duke sjellë shembullin e Prokurorit të Përgjithshëm, që sipas tij nuk mund të raportojë dy herë për të njëjtën çështje.

Kritike ndaj mazhorancës ishte edhe Jorida Tabaku, e cila tha se kalimi i raporteve në komisione të papërshtatshme shkel rregulloren:

“Raporti i Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale nuk dihet pse duhet të kalojë te Komisioni i Ligjeve. Komisioni përgjegjës për këtë çështje është Komisioni i ri për të Drejtat e Njeriut. Nuk mund të ketë komisione ‘kryesore’ dhe të ‘dorës së dytë’. Po shkelni vetë rregulloren që e keni miratuar,” tha Tabaku.

Agron Gjekmarkaj, nënkryetar i Parlamentit, akuzoi PS se po manipulojnë të vërtetën dhe po shmanget llogaridhënia pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH). Ai theksoi se mazhoranca po i shmanget transparencës për të diskutuar mbi korrupsionin dhe problematikat e qeverisjes:

“Ju po i ikni të vërtetës, duke ndërtuar një realitet fals. I shmangeni përgjegjësisë për të diskutuar mbi qeverisjen tuaj, sepse i trembeni transparencës,” tha Gjekmarkaj.

Debati nxori në pah tensionet mbi mënyrën se si raportohen çështjet nga institucionet e pavarura dhe nevojën për rishikim të disa nenëve të Rregullores, për të siguruar qartësi dhe transparencë në procedurat parlamentare.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat