back to top
14.5 C
Tirana
E martë, 24 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetKonflikt në PS?/ Spiropali sfidon Ballën

Konflikt në PS?/ Spiropali sfidon Ballën

Ish-kryetarja e Kuvendit dhe deputetja e Partia Socialiste, Elisa Spiropali, ka reaguar këtë të martë pas deklaratës së kreut të grupit parlamentar, Taulant Balla, lidhur me mungesën e saj në seancën e fundit.

Më herët gjatë ditës, Balla u shpreh se për çështjen e mungesës së Spiropalit do të konsultohej me grupin parlamentar të PS-së, duke theksuar se vendimet nuk merren individualisht.

Në një reagim në rrjetet sociale, Spiropali shprehet se është plotësisht dakord me këtë qasje, duke i bërë thirrje Ballës që të thërrasë sa më shpejt mbledhjen e grupit.

“Taulant, e lexova me vonesë një deklaratë tënden publike. Jam plotësisht dakord. Nëse çështja kërkon konsultim me grupin parlamentar, atëherë është pikërisht ajo që duhet bërë pa vonesë. Thirre grupin dhe zhvillojmë një diskutim të plotë,” shkruan ajo.

Spiropali thekson se vendimmarrja kolektive është forca e grupit parlamentar dhe garancia e legjitimitetit politik, ndërsa çdo qëndrim duhet të vijë pas një diskutimi të hapur dhe të argumentuar.

“Rëndësi ka që vendimi të jetë i menduar, i argumentuar dhe në përputhje me përgjegjësinë që kemi përballë publikut,” përfundon deputetja socialiste.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat