back to top
15.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaKonsumatorët më të pasigurt/ Tregtia në rritje falë turizmit

Konsumatorët më të pasigurt/ Tregtia në rritje falë turizmit

Treguesi i Ndjesisë Ekonomike ka shënuar një rënie të lehtë prej 0.8 pikësh gjatë muajit gusht, por pavarësisht kësaj mbetet 8 pikë mbi mesataren historike, duke treguar se besimi në ekonomi ende qëndron në nivele pozitive.

Rënia e gushtit u shkaktua kryesisht nga ulja e besimit në industri, ndërtim dhe shërbime, ndërkohë që tregtia regjistroi një rritje të fortë, duke kompensuar pjesërisht pesimizmin në sektorët e tjerë.

“Kjo tregon një ngadalësim të lehtë të ritmit të optimizmit në ekonomi, i ndikuar nga pritjet e zymta të bizneseve, sidomos në industri dhe shërbime, por gjithsesi mbetemi mbi mesataren historike”, u shpreh eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa.

Konsumatorët, më të pasigurt për të ardhmen

Edhe besimi i konsumatorit ka pësuar një rënie të lehtë, duke reflektuar pasiguri për gjendjen ekonomike dhe financiare të familjeve shqiptare. Megjithatë, sektori i tregtisë mbetet në rritje, i ndihmuar nga pritshmëritë më pozitive për punësim dhe shitje, si dhe nga ndikimi i turistëve gjatë sezonit veror.

“Shifrat tregojnë se tregtia po ruan një performancë solide, e ndihmuar nga konsumatorët vendas dhe turistët, por sfidat mbeten në sektorët prodhues dhe ndërtimor, të ndikuar nga kostot e larta dhe pritjet për ngadalësim të kërkesës”, shtoi Xhepa.

Ekspertët paralajmërojnë se për të ruajtur trendin pozitiv të ekonomisë, nevojiten politika të reja që të nxisin investimet dhe të rrisin produktivitetin. Pa këto masa, rënia e besimit në industri dhe ndërtim mund të rëndojë ecurinë ekonomike në muajt e ardhshëm.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat