Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka rrëzuar sot një tjetër kërkesë të Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj.
Bëhet fjalë për ankimin e bërë ku Xoxa kundërshtonte kontrollet e BKH-së në zyrën në Apartamentin 11/4, që pala mbrojtëse e konsideron si magazinë në ‘Sky Tower’.
Kontrollet u ushtruan nga BKH-së në janar të këtij viti ku u sekuestruan edhe sende me vlerë për hetimin.
Mes kërkesave të Xoxës ishte dhe ajo për kthimin e celularit që ishte rrëzuar një ditë më parë nga gjyqtari Engert Pëllumbi.