back to top
11.5 C
Tirana
E enjte, 12 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetKordonë sigurie tek ish-godina e PD/ Garda kontrollin deputetët e opozitës

Kordonë sigurie tek ish-godina e PD/ Garda kontrollin deputetët e opozitës

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur këtë të enjte në seancë plenare, ku në fokus të diskutimeve dhe votimit pritet të jetë kërkesa e Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për autorizimin e arrestimit të deputetes socialiste Belinda Balluku.

Seanca ka nisur në orën 10:00, ndërsa paralelisht opozita ka paralajmëruar protestë para godinës së Parlamentit.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara sigurie duke rrethuar zonën përreth Parlamentit. Rreth 1500 efektivë policie janë angazhuar në terren për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë zhvillimit të seancës dhe protestës së paralajmëruar.

Po ashtu, është vendosur një korridor sigurie pranë ish-godinës së Partia Demokratike e Shqipërisë, në rrugën që të çon drejt Pedonalja e Tiranës.

Ndërkohë, kontrollet janë shtuar edhe ndaj deputetëve të opozitës me qëllim parandalimin e futjes së sendeve që mund të shkaktojnë incidente brenda sallës së Kuvendit, siç ka ndodhur edhe në raste të mëparshme kur në seancat plenare janë futur flakadanë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat