back to top
27.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaKorrupsion në administratë/ Dënohen tre zyrtarë për korrupsion

Korrupsion në administratë/ Dënohen tre zyrtarë për korrupsion

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë sot vendimin për çështjen penale nr. 17/2024, ku të pandehur janë Endri Ngresi, Ardjan Kumanaku dhe Afërdita Vidhi. Ata u gjykuan për vepra që lidhen me korrupsionin në funksione publike.

Sipas vendimit nr. 54, datë 30.07.2025, trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Flojera Davidhi, Erjon Bani dhe Erjon Çela vendosi:

Endri Ngresi u shpall fajtor për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe u dënua me 3 vite burg. Gjykata vendosi gjithashtu heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Ardjan Kumanaku u shpall fajtor për “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, dhe u dënua me 1 vit burg.

Afërdita Vidhi u shpall fajtore për të njëjtën vepër si Kumanaku, por u përjashtua nga dënimi, në zbatim të nenit 52/a të Kodit Penal.

Gjykata urdhëroi gjithashtu që telefoni celular i sekuestruar gjatë hetimit t’u rikthehet përdoruesve të tij, Afërdita Vidhi dhe një shtetasi tjetër me inicialet K.V.

Të tre të pandehurit do të përballen gjithashtu me shpenzimet e procedurës hetimore dhe gjyqësore, të cilat u ngarkohen në mënyrë solidare.

Vendimi mund të ankimohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 ditëve nga dita e komunikimit të tij.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat