back to top
16.5 C
Tirana
E shtunë, 18 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaKorrupsioni bllokon 146 milionë euro të IPARD III/ Fermerët mbeten pa mbështetje

Korrupsioni bllokon 146 milionë euro të IPARD III/ Fermerët mbeten pa mbështetje

Fondet e programit IPARD II u ndaluan në korrik 2023, pasi zyra kundër korrupsionit pranë Komisionit Europian (OLAF) gjeti shkelje në shpërndarjen e tyre. Nga raporti i AZHBR-së, rezulton se për vitin 2023 ishin parashikuar 40 milionë euro për fermerët, por u shpërndanë vetëm 9 milionë euro, ndërsa 31 milionë euro u bllokuan për shkak të parregullsive.

Në vitin 2024, Brukseli dha një leje të veçantë 1-vjeçare për të disbursuar pjesën e mbetur të fondeve vetëm për fermerët me dokumentacion të rregullt, duke rezultuar në shpërndarjen e 3.8 milionë eurove. Në total, për dy vitet 2023–2024, fermerët morën vetëm 13 milionë euro nga 40 milionë të parashikuara.

Përveç bllokimit të fondeve, AZHBR është në proces gjyqësor me disa biznese për rikthimin e parave të përfituara padrejtësisht. Ndërkohë, programi IPARD III, i cili kishte planifikuar të mbështeste bujqësinë me 146 milionë euro, është pezulluar për shkak të korrupsionit, duke penguar investimet në produktet bujqësore dhe blegtoriale të vendit.

Në këto dy vite, fermerët kanë marrë vetëm subvencione nga Buxheti i Shtetit, me 46 milionë euro në 2023 dhe 52 milionë euro në 2024, një shumë e konsideruar nga ekspertët si e pamjaftueshme. Sipas Mateo Spahos, ekspert ekonomie, Shqipëria duhet të rrisë financimin e drejtpërdrejtë për bujqësinë, pasi aktualisht shpenzon vetëm 0.3% të buxhetit të shtetit, krahasuar me 3–4% në vendet e rajonit.

Hetimet e OLAF për programin IPARD nisën në vitin 2020 pas një denoncimi nga Romeo Nazarko, i cili pretendonte se projekti i tij për ndihmën me arra ishte refuzuar padrejtësisht nga AZHBR. Nazarko thotë se dorëzoi të gjitha dokumentet e nevojshme, përfshirë një deklaratë noteriale, por kërkesa e tij u refuzua sërish.

Dosja tani është pjesë e hetimeve të SPAK, por fermeri denoncues vazhdon të presë më shumë se dy vjet më pas një arsyetim të qartë. Bllokimi i fondeve europiane ka pasur ndikim negativ në zonat rurale, duke penguar zhvillimin e teknologjisë, standardizimin e produkteve dhe përparimin e sektorit bujqësor.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat