Seanca paraprake për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, është shtyrë për datën 17 nëntor. Në seancën e sotme, prokurori Altin Dumani lexoi vetëm parashtrimet e tij, duke kërkuar kalimin e çështjes për gjykim. Në seancën e ardhshme pritet që të paraqiten konkluzionet e mbrojtësve.
Veliaj nuk ishte i pranishëm në seancë, por u përfaqësua nga avokatët e tij. Kryebashkiaku u arrestua më 10 shkurt në zyrën e Bashkisë, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale:
Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë, kryer në bashkëpunim (9 herë)
Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale
Sipas SPAK, Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, dyshohet se kanë krijuar një mekanizëm që ka mundësuar përfitime të parregullta nga fondet publike të administruara nga Bashkia Tiranë.



