Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet për kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, dhe ka dërguar kërkesën për kalimin e dosjes në gjykim pranë Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Kërkesa e SPAK për vlerësimin e kalimit të dosjes në proces gjyqësor do të shqyrtohet nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.
Paraqitja dhe akuzat
Shkreli ishte paraqitur pranë SPAK më 3 tetor 2025, ku prokurorët i komunikuan akuzat për korrupsion zgjedhor. Hetimet kanë nisur pas dyshimeve se gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, Shkreli dyshohet se bleu vota në favor të PSD-së së Tom Doshit.
Si pjesë e hetimeve, SPAK i ka sekuestroi celularin kryebashkiakut Shkreli, si dhe aparate të tjera të disa eksponentëve të PSD-së, të cilët dyshohet se janë përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitblerjes së votës në qarkun e Shkodrës.
Hapat e ardhshëm
Me mbylljen e hetimeve, dosja do të vlerësohet nga GJKKO për të vendosur nëse do të kalojë në gjykim. Burime pranë SPAK bëjnë me dije se hetimet kanë përfshirë një analizë të plotë të komunikimeve dhe provave elektronike, përfshirë të dhënat e sekuestruara nga telefonat e përfshirëve.
Vendimi i gjyqtares Hajredinaj pritet të përcaktojë hapat procedurale të mëtejshëm dhe të sinjalizojë fillimin e gjykimit nëse dosja miratohet për gjykim.



