back to top
5.5 C
Tirana
E martë, 23 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaKPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Teuta Hoxha

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Teuta Hoxha

Kolegji i Posaçëm të Apelimit, KPA shpalli të martën më 8 korrik vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Tiranës, Teuta Hoxha. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Rezarta Shuetz dhe anëtare Ina Rama, Mimoza Tasi e Natasha Mulaj, pa shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të gjyqtares Hoxha ndaj vendimmarrjes së Komisionit. Vendimi i KPA është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Gjyqtarja Teuta Hoxha u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, më 22 nëntor 2022, pasi u konstatuan probleme për pasurinë, që u konsideruan të mjaftueshme për të dalë në përfundimin se ky subjekt rivlerësimi nuk arrinte nivel të besueshëm në këtë kriter.

Teuta Hoxha pati një karrierë 22-vjeçare në sistemin e drejtësisë. Që prej vitit 2000 dhe deri në shkarkimin nga detyra ajo e ushtroi funksionin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat