back to top
12.5 C
Tirana
E mërkurë, 12 Mars, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaKPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Bujar Musta

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Bujar Musta

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të enjten më 6 shkurt lënien në fuqi të vendimarrjes së Komisionit për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Elbasanit, Bujar Musta. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtare Albana Shtylla, Mimoza Tasi e Sokol Çomo, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Mustës.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimi vendosi më 17 shtator 2021 të shkarkojë nga detyra gjyqtarin Elbasanit, Bujar Musta, pasi u konstatua se me veprimet dhe mosveprimet e tij kishte cënuar besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë.

Bujar Musta e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe punoi prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Në vitin 2014, ai iu nënshtrua një procedimi disiplinor dhe mori “vërejtje me paralajmërim” nga ish-Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat