back to top
7.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Prill, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaKPK mbyll mandatin/ SHBA dhe BE, mesazhe të forta: Mos ndalni luftën...

KPK mbyll mandatin/ SHBA dhe BE, mesazhe të forta: Mos ndalni luftën kundër korrupsionit

E ngarkuara me punë e SHBA në vendin tonë, Nancy VanHorn dha mesazhe të qartë për mbështetjen e reformës në drejtësi. Nga konferenca për vlerësimin e punës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Institucionit të Komisionerëve Publikë (IKP) në përfundim të mandatit të tyre kushtetues, VanHorn “populli i Shqipërisë duhet ta dijë se zyrtarët e qeverisë po mbahen llogaridhënës dhe do vazhdojë falë punës së mirë të shqiptarëve trima si ju”.

“Që nga viti 2018 komisonerët kanë punuar me zell për të shikuar integritetin e gjyqtarëve dhe prokurorët, ju keni vendosur një standard që mbahet si shembull jo vetëm në Europë pro edhe vende tjera. Proces i vështirë, por premtues për një shoqëri më të drejtë për gjithë qytetarët. Ka pasur rezistencë ndaj reformës në drejtësi dhe kjo vazhdon edhe sot në disa vende. Komisionerët kanë bërë sakrifica të mëdha si profesionale. Edhe vetjake, kanë marrë vendime jo popullore. Kanë treguar guxim të jashtëzakonshëm për tu përballur me hakmarrjen për këto vendime jopoullore shkarkimi. Populli i Shqipërisë duhet ta dijë se zyrtarët e qeverisë po mbahen llogaridhënës dhe do vazhdojë falë punës së mirë të shqiptarëve trima si ju. Festojmë këtë gur kilometrik të shkëlqyer të arritjeve të organeve të vettingut sot. Rivlerësimi s’ka përfunduar, kërkesa e popullit shqiptar për drejtësi është po aq e fortë sa në 2016, kjo është falë punë suaj. Prokurorët në SPAK po luftojnë për të çuar para gjykatës bosët e krimit dhe figurat të larta të korruptuara. Ju nxis të gjithëve ju që ndodheni sot që të ndiheni krenar për të këto arritje.

Mbetet më shumë për të bërë, ju keni ndërtuar institucionet të reja të drejtësisë në emër të popullit shqiptar. E rëndësishme t’i përdorni në masën e duhur, duhet të jeni efikase, të pavarur dhe të paanshëm. Duhet të vazhdoni punën para çdo pengese, ne jemi me ju që nga 2016 dhe po fillojmë të shohim ndikimin drejtësisë. Vazhdoni këtë progres kundër korrupsionit”, tha Vanhorn

Edhe Ambasadori i BE -së në Tiranë, Silvio Gonzato, nga konferenca për shtyp e Komisionerit Publik dhe KPK, u shpreh se duhet që të ruhet integriteti I gjyqëesorit.

Ambasadori vlerësoi punën e këtyre 7 viteve të KPK, duke e cilësuar sio një arritje të madhe.

‘Ky nuk ka qenë një proces i lehtë. Profesionalizimi që ju treguat në këtë udhtim më lejoni që të përgezoj komisinerët për kontrinutin e tyre që të sigurohej pavarësia e sistemit të drejtësisë për të risjell besimin e publikut tek intirucionet e drejtësisë. Ajo që keni bërë deri tani është një nga disa gjëra dhe keni dhënë një kontribut të madh për celjen e grupkaputullit të parë. Puna që është bërë deri tani nuk duhet që të humbas dhe pavarësia e instituionet duhet që të ruhet.

Klgj dhe klp duhet të jap prova konkrete dhe të ruajn standret e organve të vetingut. Një aspektë tjetër për të cilin i jemi referuar ne është rëndësia që kanë institucionet e vetingut që duhet ti referojnë cështje prokurorisë dhe spak. Në mbyllje mendoj se ajo që keni bërë në këto 7 vite është në arritje dhe një punë e madhe, dhe ka bërë atë që e ka sjell Shqipërinë më pranë BE dhe anëtarisinimi. Gjyqësori duhet të jetë i pavarur dhe të jap edhe llogari, në mënyrë që çdo qytetarë të ketë qasje në drejtësi’, tha ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat