back to top
10.5 C
Tirana
E enjte, 30 Janar, 2025
spot_img
KreuAktualitetVota e diasporës/ KQZ do t’i kalojë të regjistruarit në gjendjen civile

Vota e diasporës/ KQZ do t’i kalojë të regjistruarit në gjendjen civile

KQZ do të vendosë në dispozicion të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile çdo ditë të hënë, listën e shtetasve të cilëve iu është miratuar kërkesa për regjistrim.

Kjo kërkesë u miratua nga Komisioni Rregullator, si shtesë në vendimin “Për miratimin e rregullave për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe përgatitjen e listës së zgjedhësve”.

Lista do të gjenerohet në mënyrë automatike nga Platforma Elektronike e Regjistrimit (PER) dhe do t’i vendoset në dispozicion DPGjC-së në format elektronik.

DPGjC merr masa të hartojë dhe publikojë ekstraktin e listës së zgjedhësve nga jashtë vendit të cilëve u është miratuar kërkesa për regjistrim, brenda 24 orëve, sipas përbërësve të listës së zgjedhësve nga jashtë vendit të përcaktuar në këtë vendim.

Nevoja për shtesën në vendimin nr/ 10/2025 lindi për shkak të volumit të kërkesave për regjistrim të zgjedhësve nga jashtë dhe për të lehtësuar punën e DPGJC, me qëllim që të fillojë punën përgatitore për të identifikuar këta zgjedhës, të cilët në përfundim të procesit të regjistrimit do të jenë pjesë e listës së zgjedhësve nga jashtë dhe do të hiqen nga lista e zgjedhësve brenda vendit për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat