back to top
12.5 C
Tirana
E shtunë, 1 Nëntor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaKrahu i djathtë i Ramës nën akuzë nga SPAK/ Numri dy i...

Krahu i djathtë i Ramës nën akuzë nga SPAK/ Numri dy i qeverisë rrezikon burgun?

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka njoftuar se ka ngritur akuzë ndaj ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

Sipas prokurorisë, akuzat lidhen me veprimet e ministres Balluku në cilësinë e drejtueses së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, lidhur me procedurën e prokurimit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, pjesë e seksionit rrugor Orikum-Himarë, në autostradën SH8, Vlorë–Sarandë.

Tenderi fillimisht u zhvillua më 11 dhjetor 2020, por pas anulimit të tij, procedura u rihap më 22 qershor 2021, me një fond limit prej 18,967,810,952.08 lekë pa TVSH.

Në njoftimin e SPAK thuhet:

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po heton në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025 (bashkuar me procedimet penale nr.167 dhe 181 të vitit 2024), për veprën penale ‘Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal. Në kuadër të hetimit të këtij procedimi penal, më 31.10.2025 i është njoftuar akuza të pandehurës Belinda Balluku, Ministër i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për kryerjen e kësaj vepre penale në bashkëpunim.”

SPAK sqaron se deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, fakti penal në ngarkim të Ballukut lidhet me procedurën e prokurimit të tunelit të Llogarasë në seksionin Orikum-Himarë. Pas rihapjes së tenderit, fondi limit i procedurës ishte 18,967,810,952.08 lekë pa TVSH.

Prokuroria gjithashtu ka bërë të ditur se më 21 tetor 2025 Balluku u njoftua për akuzën me shkresë protokolli nr. 37398. Pasi njoftoi se nuk mund të paraqitej në datën e caktuar, me shkresë të mëtejshme protokolli nr. 37881, SPAK kërkoi paraqitjen e saj më 31 tetor 2025, ora 15:00.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat