back to top
26.5 C
Tirana
E enjte, 1 Maj, 2025
spot_img
KreuAktualitetKosovaKrasniqi pas takimit me Kurtin: Më mirë të shkojmë në zgjedhje, nëse...

Krasniqi pas takimit me Kurtin: Më mirë të shkojmë në zgjedhje, nëse VV thotë “ja Albulena, ja hiç”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është shprehur për mediat pas takimit që ka zhvilluar kokë më kokë me kryeministrin Albin Kurti, mëngjesin e kësaj të enjte, pak para se deputetët t’i drejtohen për herë të nëntë Kuvendit për zgjedhjen e kryetares.

Kur u duk se gjithçka ishte sqaruar, Krasniqi ka thënë se nëse Lëvizja Vetëvendosje do të këmbëngul ende te emri i Albulena Haxhiut për kryetare, atëherë vendi duhet t’i drejtohet zgjedhjeve sërish.

Sipas tij, asnjë person nuk mund të jetë më i rëndësishëm se gjithë institucionet e Kosovës.

“Nuk janë zgjedhjet zgjidhja e parë, ama zgjedhjet janë opsion i vërtetë. E kemi përmend që nëse ka një bllokadë, ka një këmbëngulje, një kryeneçësi nga ana e Vetëvendosjes që me thënë ‘ja Albulena, ja hiç’, me e bë më të rëndësishme zonjën Haxhiu sesa krejt institucionet e Kosovës, atëherë, dorën në zemër, më mirë me shku në zgjedhje edhe një herë”, është shprehur kreu i PDK.

Për dallim nga VV-ja e cila është treguar “kokëfortë”, duke mos parë asnjë alternativë tjetër veç propozimit të tyre, partitë e tjera, kanë shfaqur gatishmëri për të ia dhënë votën partisë së Albin Kurtit për postin e të parit të Kuvendit, por, vetëm nëse kjo e fundit ndryshon propozimin.

Këmbëngulja e VV-së në propozimin e Haxhiut për kryetare të Kuvendit, po arsyetohet me faktin është gruaja më e votuar në zgjedhjet e fundit. Kurse ata që po kundërshtojnë më ashpër si PDK e AAK, Haxhiun po e vlerësojnë si figurë “përçarëse”, duke theksuar se ajo ka pasur “shumë skandale”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat