back to top
20.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBotaKremlini: NATO është në luftë me Rusinë

Kremlini: NATO është në luftë me Rusinë

“NATO është në luftë me Rusinë”. Kështu deklaroi këtë të hënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke e akuzuar aleancën se është përfshirë de facto në konfliktin ruso-ukrainas dhe vendet perëndimore për mbështetjen ndaj Kievit.

Sipas tij, një samit mbi Ukrainën do të ishte i pakuptimtë nëse nuk bëhen përgatitjet e duhura, ndërsa ritheksoi se nuk ka asnjë përparim për një takim trepalësh mes Rusisë, Ukrainës e SHBA-ve.

“NATO është de facto e përshirë në konfliktin ruso-ukrainas. NATO është në luftë me Rusinë. Kjo është e qartë dhe nuk kërkon prova të mëtejshme.

Vetë takimi, nëse mbahet pa përgatitje, do të ishte absolutisht i pakuptimtë. Këto takime, çdo kontakt në nivelin më të lartë, duhet të përgatiten mirë në mënyrë që zhvillimet e zhvilluara paraprakisht në nivel ekspertësh të pasqyrohen gjatë një dialogu të tillë.

Por nuk ka gatishmëri për ta bërë këtë, as nga ana e regjimit të Kievit dhe as nga ana e evropianëve”, deklaroi Peskov.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat