back to top
1.5 C
Tirana
E enjte, 6 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitet"Krenar për Shqipërinë"/ Nis cikli i bashkëbisedimeve live në rrjetet sociale me...

“Krenar për Shqipërinë”/ Nis cikli i bashkëbisedimeve live në rrjetet sociale me diasporën

Ministri Taulant Balla diskuton me përfaqësues të spikatur të diasporës ne Itali, Greqi dhe Britaninë e Madhe për mësimin e gjuhës shqipe

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla nisi sot episodin e parë të një cikli bashkëbisedimesh me bashkatdhetarë të fokusuar në mësimin e gjuhës shqipe nga fëmijët e emigrantëve.

Për të biseduar për këtë temë Balla kishte të ftuar tre përfaqësues të spikatur nga komunitetet më të mëdha të shqiptarëve në Europë, gazetarja Anila Rezhda në Greqi, Mirela Hasani mjeke në Britaninë e Madhe dhe Besmir Rrjolli, ekspert i sektorit jofitmprurës nga Italia.

Ministri tha se historia do të na gjykojë se çfarë kemi bërë në për t’u garantuar fëmijëve me të paktën një prind shqiptar që të mësojnë shqipen.

“Ndaj bisedën e parë, ta lidhim me atë që është një prej çështjeve themelore ose që shqetëson dhe për të cilën ka shumë nevojë për mbështetje diaspora jonë, është promovimi, mbështetja për mësimdhënien në Gjuhën Shqipe. Duhet ka kemi gjithë qartë, që nëse është diçka që duhet të bëjmë më mirë është pikërisht pjesa që lidhet me mbështetjen për mësimdhënien në Gjuhën Shqipe. Ne duhet t’i garantojmë çdo fëmije që lind nga një prind, të paktën nga një prind shqiptar, të dy prindërit shqiptarë më mirë akoma, të ketë mundësinë të mësojë në Gjuhën Shqipe” tha ministri në hyrje të bashkëbisedimit që nis me diskutimin e programit “Mësues për diasporën” që ka nisur me Greqinë, ku mësuesit e përzgjedhur nga Ministria e Arsimit paguhen po nga qeveria shqiptare.

Gazetarja Anila Rezhda sugjeroi që mësuesit e shqipes të jenë edhe njohës të mirë të gjuhës së vendit ku do të japin mësim në këtë rast Greqia, ndërsa ministri Balla e siguroi se kriteret e vendosura do të garantojnë përzgjedhjen e më të mirëve në çdo aspekt që duhet për mësimdhënie.
Mjekja, Mirela Hasani nga Britania e Madhe tha se duhet bashkëpunuar edhe me shoqata që kanë eksperiencën në këtë drejtim, duke arritur që të kemi tha ajo dhe futjen e Gjuhës Shqipe si kurrikul në shkollat angleze, si gjuhë e huaj.
Besmir Rrjolli solli në vëmendje si problem jo se nuk ka mundësi ekonomike apo libra për shqipen por mungon interesi nga komuniteti, pra tha ai duhet edukimi i popullatës. “Kemi një hendek ku nuk arrijmë të komunikojmë me komunitetin e gjerë, gjë që po arrit do sjellë më shumë vajza e djem te shkolla shqipe në Milano” tha Rjolli.
“Nuk mjafton të jesh patriot pse gëzon kur fiton kombëtarja apo në ditën e flamurit apo të pavarësisë, por investimin më të rëndësishëm që mund të bësh është që nëse je në diasporë dhe nëse realisht e do atdheun tënd,e do Shqipërinë, t’i mundësosh fëmijës të mësojë Gjuhën Shqipe. Kjo është atdhedashuria e përkthyer në vepra” tha ministri Balla në përgjigje të këtij shqetësimi nga Italia.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat