back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetKreu i PD: Protesta riktheu shpresën/ "Shqipëria nuk është më ajo e...

Kreu i PD: Protesta riktheu shpresën/ “Shqipëria nuk është më ajo e djeshmja”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas protestës së zhvilluar një ditë më parë nga opozita, duke e cilësuar atë si një nga ngjarjet më të rëndësishme në përpjekjet e shqiptarëve për liri dhe dinjitet.

Në një deklaratë publike, Berisha shprehu mirënjohje ndaj qytetarëve që morën pjesë në tubim, duke e quajtur protestën një “kryengritje paqësore” kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

“Qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë meritojnë mirënjohjen më të pakufishme, nderimin më të madh, të cilët dje me kryengritjen e tyre paqësore, i zbardhën faqen Shqipërisë, shënuan një kapitull të ri në kryengritjen paqësore të popullit shqiptar kundër narkoregjimit të Edi Ramës”, u shpreh Berisha.

Ai deklaroi se data 10 shkurt 2026 do të shënohet si një moment historik, duke e krahasuar me 20 shkurtin e vitit 1991.

“Pas 20 shkurtit të vitit 1991, 10 shkurti i vitit 2026 do të shënohet në analet e përpjekjeve të shqiptarëve për liri dhe dinjitet kombëtar dhe njerëzor si ngjarja më e rëndësishme”, tha ai.

Sipas kreut të PD-së, protesta riktheu shpresën dhe besimin tek qytetarët për një ndryshim politik dhe për fitoren e opozitës.

“Shqipëria është tjetër sot, nuk është më kurrë ajo e një dite më parë. Dhe kjo është merita e madhe e njerëzve të sakrificës, e njerëzve të idealeve, e njerëzve të gatshëm të përballen për të mbrojtur vlerat më të çmuara të njeriut”, theksoi Berisha.

Protesta e opozitës u zhvillua në Tiranë, ndërsa lidhur me të pati edhe përplasje dhe ndërhyrje të forcave të rendit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat