Kryebashkiaku i Stambollit Ekrem İmamoğlu ka përfunduar në pranga.
Imamoglu, i Partisë Republikane Popullore (CHP) është nën hetim për dy akuza, njëra për drejtimin e një organizate kriminale, ryshfet dhe manipulime në tendera.
Nga ana e saj, partia kryesore opozitare e ka cilësuar arrestimin e Imamoglu si “një përpjekje për grusht shteti kundër presidentit tonë të ardhshëm”.
Partia e Imamoglu pritej që brenda pak ditësh ta emëronte atë si sfidues kryesor ndaj Erdoganit, i cili drejton Turqinë për më shumë se dy dekada.
Kryebashkiaku me dy mandate shihet gjerësisht si konkurrues në çdo sondazh të ardhshëm.
Në një video që shpërndau në llogarinë e tij ‘X’, Imamoglu tha se nuk do të dorëzohej dhe do të vazhdonte të qëndronte drejt përballë presionit, transmeton Reuters.
Sipas një deklarate të prokurorisë së Stambollit janë të përfshirë gjithsej 100 persona, gazetarë dhe biznesmenë, të cilët dyshohet se janë implikuar në aktivitete kriminale në lidhje me tenderat e dhënë nga bashkia.
Prokuroria shpjegon më tej se një hetim i dytë nxori në pah Imamoglunë dhe gjashtë të tjerë, pasi i kanë dhënë ndihmë Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cila konsiderohet një organizatë terroriste nga Turqia dhe aleatët e saj perëndimorë.