back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 31 Janar, 2025
spot_img
KreuAktualitetKrimet Zgjedhore/ PD kundër Altin Dumanit, trokasin në derën e Olsian Çelës

Krimet Zgjedhore/ PD kundër Altin Dumanit, trokasin në derën e Olsian Çelës

1 vit me pare PD propozoi ngritjen e një Task Force për zgjedhje të drejtuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, por aktualisht mendojnë ndryshe.

Ata nuk duan që krimet zgjdhore të hetohen nga SPAK, por nga Prokuroria e Përgjithshme.

Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso kanë zhvilluar për këtë çështje një takim me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela.

Ata i kërkuan Prokurorit te Përgjithshëm të ketë një monitorim të rrepte edhe mbi policinë  së shtetit pasi e shkuara e afërt sipas tyre ka treguar që ne krime zgjedhore janë përfshire edhe police.

“SPAK ka refuzuar të merret me krimin zgjedhor, ndërkohë që është ndërtuar si mekanizëm për të goditur një nga aspektet më të rënda si shitblerja e votës. Letrat nuk i duhen askujt për sa kohë nuk ka efikasitet. Janë shumë vonë, sa persona dënohen për krimin e korrupsion zgjedhor që ka filluar këtu dhe në Diasporë. Dominancën e çështjeve e mbulon kjo prokurori dhe me fokus përdorimin masiv të shtetit, shtet elektoral. Kuadri ligjor i jep mundësi të mëdha sistemit të prokurorisë për të goditur paraprakisht krimin zgjedhor si atë të që po ndodh këtu dhe në diasporë”,  është shprehur Bylybashi pas takimit me Çelën.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat