back to top
24.5 C
Tirana
E enjte, 28 Gusht, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaKrimet zgjedhore/ SPAK: Deri tani janë bërë 115 kallëzime, nis hetimi për...

Krimet zgjedhore/ SPAK: Deri tani janë bërë 115 kallëzime, nis hetimi për 35 raste

Ndërsa fushata zgjedhore është drejt përfundimit, SPAK bën me dije ‘bilancin’ e krimeve zgjedhore deri më datë 5 maj.

Sipas të dhënave të ndara për mediat, SPAK bën me dije se në total kanë marrë 115 kallëzime, nga partitë politike, referime nga Policia e Shtetit, denoncime nga platforma online apo të iniciuara nga vetë SPAK. Nga 115 kallëzime, për 35 raste SPAK njofton se ka nisur hetime.

Njoftimi i SPAK:

Më poshtë do të gjeni të dhënat statistikore për materialet kallëzuese që lidhen me krimet zgjedhore deri më datë 5 Maj.

Janë regjistruar 115 materiale kallëzuese, ku përfshihen:

-Kallëzime nga subjekte politike

-Referime nga Policia e Shtetit

-Të iniciuara kryesisht nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

-Denoncime nga Platforma Online

-Denoncime nga qytetarët

-Materialet kallëzuese nga subjektet politike janë 25.

-Në platormën online kanë mbërritur 35 materiale kallëzuese

-Janë regjistruar 35 procedime penale.

-Dhe nga këto procedime, 8 prej tyre janë të regjistruara kryesisht – dmth të iniciuara nga SPAK.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat