back to top
16.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaKrimi ndërkufitar në shënjestër/ Çela dhe Nenadiç koordinojnë hetimet

Krimi ndërkufitar në shënjestër/ Çela dhe Nenadiç koordinojnë hetimet

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, zhvilloi sot një takim me drejtuesin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar të Serbisë, Mlladen Nenadiç, për të diskutuar mënyrat e forcimit të bashkëpunimit në luftën ndaj veprimtarive kriminale që prekin të dy vendet.

Gjatë takimit u vlerësua rëndësia e përdorimit të instrumentave ndërkombëtarë si Eurojust, krijimi i grupeve të përbashkëta hetimore dhe hetimet paralele, për të rritur efikasitetin e hetimeve.

Koordinimi i hetimeve në kuadër të Projektit për Drejtësinë Penale në Ballkanin Perëndimor, i mbështetur nga Eurojust, u konsiderua një hap kyç për të goditur krimin ndërkufitar në rajon.

Çela dhe Nenadiç ranë dakord që bashkëpunimi i ngushtë dhe shkëmbimi i informacionit do të jetë një element kyç në luftën kundër krimit të organizuar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat