back to top
29.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetKrisja me Metën?/ Berisha: ASHM ishte vetëm për zgjedhjet e 11 majit

Krisja me Metën?/ Berisha: ASHM ishte vetëm për zgjedhjet e 11 majit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pyetur nga gazetaret, nëse ka një krisje mes tij dhe kreut të PL-së Ilir Meta, pasi ky i fundit ka paralajmëruar se në zgjedhjet lokale do dalë me siglën e tij.

Në përgjigje gjatë konferencës për shtyp, Berisha tha se ‘për zgjedhjet e tjera, çdo forcë politike bën zgjedhjet e vet’.

“Ilir Meta është një i burgosur politik. ASHM ishte një aleancë për zgjedhjet e 11 majit

Ilir Meta është një i burgosur politik. Për Partinë Demokratike dhe Aleancën për Shqipërinë Madhështore ai është një i burgosur politik. Ky është mendimi ynë.

Pastaj për zgjedhjet e tjera, çdo forcë politike bën zgjedhjet e vet.

Kjo aleancë vetëkuptohet që ishte një aleancë për këto zgjedhje“-u shpreh Berisha.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat